Në rajonin e Chernihiv-it, banorët e qytetit të Semyonovka-s zëvendësuan tabelat e vendbanimeve, duke uruar pushtuesit që “të përvëlohen në ferr”.

Këtë e bëri të ditur kryetari i komunës së Semenovka-s, Sergej Dedenko.

“Ne vazhdojmë të punojmë 24 orë në ditë. Po formojmë një rezervë karburanti dhe ushqimi. Në komunitet janë çmontuar tabelat treguese. Gjatë kohës së shtetrrethimit patrullojmë qytetin, gjithnjë e më shumë njerëz duan të punojnë në një formacion publik. Rastet e izoluara të grabitjeve janë ndalur”, sqaroi kryebashkiaku.

Ai ka publikuar edhe një foto me mbishkrimin në tabelën “Fashistët rusë, të mallkuar. U përvëlofshi në ferr!”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më herët, Agjencia Shtetërore e Rrugëve të Ukrainës (Ukravtodor) u bëri thirrje organizatave të udhëtimit, komuniteteve territoriale dhe qeverive lokale që të çmontojnë sinjalistikën rrugore në të gjithë vendin.

Kjo, në mënyrë që të çorientojnë trupat ruse në terren.

“Ukravtodor u bën thirrje të gjitha organizatave të udhëtimit, komuniteteve territoriale, qeverive lokale që të fillojnë menjëherë çmontimin e sinjalistikës rrugore aty pranë”, thuhet në raport.

Ukravtodor theksoi se prioriteti numër një për një çmontim të tillë janë tabelat dhe emrat e vendbanimeve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";