Një zyrtar i lartë i Hamasit braktisi intervistën me një gazetar të CNN.

Gazetari, Jim Sciutto, pyeti liderin e Hamasit nëse ndihen përgjegjës për vdekjen e mijëra palestinezëve pas sulmit terrorist që ata filluan më 7 tetor.

Pas pyetjes, Osama Hamdan akuzoi gazetarin, i cili ndodhet në Tel Aviv, se është rreshtuar në krah të Izraelit.

“Ju po justifikoni izraelitët që vrasin palestinezë kur bëni këtë pyetje,” tha zyrtari i organizatës terroriste, duke shtuar se “duhet të kuptoni se Izraeli ka vrarë palestinezë për 76 vitet e fundit”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dy burrat kanë vazhduar përplasjen për disa kohë duke ndërprerë njëri tjetrin.

“Nuk mund të pyesësh dhe të përgjigjesh vetë”, këmbënguli Hamdani.

Pak para se të dilte nga transmetimi, gjëja e fundit që ai dëgjohet t’i thotë gazetarit është: “Ti dëshiron të dëgjosh veten dhe izraelitët”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";