Një organizatë që lufton martesat e hershme të vajzave, Too Young to Wed (TYTW) me bazë në Shtetet e Bashkuara, ka arritur të shpëtojë së fundmi një 9-vjeçare nga Afganistani, Parwana Malik, e cila u shit për martesë javë më parë te një burrë 55-vjeçar.

 

“Jam vërtet e lumtur”, tha Parwana.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Muajin e kaluar, CNN raportoi se disa vajza të mitura po shiteshin nga baballarët e tyre në këmbim të një shume parash.

 

Babai i Parwanës, Abdul Malik tha se e bija qante ditë e natë, duke iu lutur që të mos e shiste, pasi kërkonte që të shkollohej.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pas një proteste ndërkombëtare, Parwana u kthye tek familja e saj.