Një vajzë 6-vjeçare e cila u gjet dje pa ndjenja në një pyll në Zvicër pasi u zhduk në rrethana ende të panjohura teksa luante në një festë familjare, ka ndërruar jetë sot, njoftoi policia.

“Vajza 6-vjeçare u transferua në gjendje kritike në spital me helikopter dhe fatkeqësisht vdiq herët në mëngjes”, tha policia e kantonit Valais.

Policia u njoftua dje në orën 17:54 për zhdukjen e vogëlushes që ndodhej në një festë familjare në zonën e Ravoire. Vajza ishte duke luajtur në festë dhe nuk u pa nga ora 17:00 e tutje.

Policia, duke punuar me agjenci dhe njësi të shumta ndihme, forcat ajrore dhe më shumë se 200 vullnetarë, nisi një operacion të madh kërkimi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mbrëmjen e së dielës, në orën 21:20, kërkimet janë shtrirë në pyll, i cili nuk është larg nga vendi ku është zhvilluar festa dhe aty vogëlushja është gjetur pa ndjenja.

Prokuroria kantonale ka nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e sakta të incidentit. Autoritetet nuk kanë dhënë më shumë informacion për rastin./vizionplus.tv