Udhëheqësia e lartë e talibanëve është raportuar të jetë mbledhur në Kabul, për të analizuar qeverinë e ardhshme, pas kthimit të grupit islamist në pushtet.

Organizimi i 21 gushtit do të zhvillohet teksa talibanët tentojnë të prezantojnë një imazh më të moderuar pas kthimit në pushtet, ndërkohë që forcat e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara evakuohen pas gati dy dekadave të luftës.

Një zyrtar i lartë i talibanëve, i ka thënë agjencisë së lajmeve AFP, se bashkëthemeluesi i talibanëve Mullah Abdul Ghani Baradar, do të takohet në Kabul dhe “liderët xhihadistë dhe politikanët për krijim të një qeverie gjithëpërfshirëse”.

Agjencia e lajmeve Reuters, ka cituar ndërkohë një zyrtar taliban të paidentifikuar të ketë thënë se Baradar ka qenë në Afganistan “për të deleguar përgjegjësitë te komandantët, për të takuar liderët e qeverisë paraprake, komandantët e milicive lokale, politikëbërësit dhe dijetarët fetarë”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ky zyrtar i ka thënë agjencisë së lajmeve se talibanët planifikojnë të krijojnë ekipe të ndara për t’u përballur me sigurinë e brendshme dhe krizën financiare në Afganistan.

Në takimin e udhëheqësisë talibane pritet të marrë pjesë edhe një zyrtar i grupit Haqqani, i cili ka lidhje me talibanët dhe është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara.

Talibanët kanë premtuar udhëheqësi “ndryshe” në krahasim me periudhën e fundit sa kanë qenë në pushtet më 1996-2001, kur kanë udhëhequr përmes një interpretimi të ashpër të ligjit islamik.

Me kthimin e grupit militant në pushtet, janë rritur shqetësimet për kthim të mënyrës së ashpër të jetesës për minoritetet fetare dhe gratë, të cilat janë përjashtuar nga jeta publike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Talibanët janë zotuar për amnisti të përgjithshme ndaj secilit që ka punuar me Qeverinë e përkrahur nga SHBA-ja, mirëpo ka pasur raportime se militantët mund të lëndojnë gazetarët si dhe trupat dhe ish-zyrtarët qeveritarë afganë.

Organizata ndërkombëtare për të drejta të njeriut, Amnesty International, ka thënë se luftëtarët talibanë kanë “masakruar” muajin e kaluar disa anëtarë të minoritetit shiit hazara.

Sipas kësaj Organizate, kjo është “shenjë tmerruese” e udhëheqësisë së grupit militant sunit.

Talibanët kanë pretenduar fitore më 15 gusht, pasi kanë marrë kontrollin e kryeqytetit, Kabulit, pas gati 20 vjetëve të dhënies fund të prezencës ushtarake të forcave të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Qeveria ka rënë dhe presidenti Ashraf Ghani ka ikur nga shteti./REL