Maria Kolesnikova, një nga drejtueset e protestave masive kundër presidentit bjellorus, Aleksandër Lukashenko, vitin e kaluar, u dënua të hënën me 11 vjet heqje lirie, njoftuan agjencia shtetërore e lajmeve Belta dhe opozita bjelloruse.

Maria Kolesnikova, 39 vjeç, u arrestua pasi grisi pasaportën e saj për të parandaluar forcat bjelloruse të sigurisë që ta dëbonin atë në kufirin ukrainas në shtator të vitit 2020.

Muzikantja e shndërruar në politikane, u bë një nga fytyrat e lëvizjes opozitare masive gjatë zgjedhjeve presidenciale të gushtit të vitit 2020, për të cilat protestuesit thonë se ishin manipuluar nga presidenti Lukashenko.

Lukashenko, i cili ka mohuar të ketë kryer mashtrim elektoral, është në krye të ish-republikës sovjetike që nga viti 1994 dhe është përballur me sanksione të reja perëndimore që kur filloi një shtypje të dhunshme të kundërshtarëve të tij.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Maria Kolesnikova dhe një tjetër udhëheqës i lartë opozitar, Maxim Znak, u akuzuan për ekstremizëm dhe përpjekje për të marrë pushtetin në mënyrë të paligjshme. Të dy mohuan akuzat që zonja Kolesnikova i quajti absurde.

Maxim Znak u dënua me 10 vjet heqje lirie.

Pamjet e publikuara nga kanali Sputnik Bjellorusia, shfaqën të dy në një kafaz qelqi përpara vendimit. Zonja Kolesnikova ngriti duart e prangosura për të bërë shenjën e zemrës dhe buzëqeshi për kamerat.

“Maria dhe Maximi janë heronj për bjellorusët. Regjimi dëshiron që ne t’i shohim ata të dërrmuar dhe të rraskapitur. Por shikoni – ata janë duke buzëqeshur dhe vallëzuar”, tha udhëheqësja e opozitës në mërgim, Sviatlana Tsikhanouskaya në twitter. “Ata e dinë – ne do t’i lirojmë shumë më herët se këto 11 vjet. Dënimet e tyre nuk duhet të na trembin – Maksimi dhe Maria nuk do ta donin këtë”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjyqi, i cili filloi muajin e kaluar, ishte i mbyllur për publikun për shkak të “sigurisë kombëtare”. Rrethanat e rastit, hetuesit dhe dëshmitarët nuk u zbuluan. Dhjetëra njerëz i shfaqën në ndërtesën e gjykatës të hënën, sipas disa videove që janë publikuar në rrjetet sociale.

Maria Kolesnikova ishte në mesin e dhjetëra mijëra njerëzve të arrestuar pas fillimit të protestave.

Maria Kolesnikova, bashkoi forcat me dy gra të tjera – Sviatlana Tsikhanouskaya dhe Veronika Tsepkalo, për të udhëhequr fushatën e opozitës kundër presidentit Lukashenko, pasi që kandidatëve burra të profilit të lartë u që ndaluar pjesëmarrja në zgjedhje.

Viktor Babariko, një nga burrat që u përpoq t’i kundërvihej Lukashenkos, u dënua me 14 vjet heqje lirie në muajin korrik.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";