Ukraina akuzoi Rusisë të martën, duke thënë se ajo ka përjashtuar efektivisht portin ukrainas Pivdeni nga marrëveshja tregtare që synon lehtësimin e eksporteve të sigurta të grurit në rajonin e Detit të Zi, derisa Rusia, nga ana tjetër, tha se nuk ishte në gjendje të transportonte amoniak përmes tubacionit në Pivdeni, siç është arritur në marrëveshje.

 

Kjo marrëveshje, e cila ka të bëjë me eksportin e drithërave dhe plehrave gjatë luftës, është ndërmjetësuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe Turqia në korrik të vitit të kaluar dhe së fundmi është zgjatur edhe për dy muaj të tjerë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në marrëveshje përfshihen portet ukrainase Odesa, Çornomorsk dhe Pivdeni.

 

Të hënën, Kombet e Bashkuara shprehën shqetësimet e tyre në lidhje me mungesën e anijeve që në portin Pivdeni që nga 2 maji.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një zëvendësminstër ukrainas, Yuriy Vaskov, akuzoi Rusinë për një “shkelje të rëndë” të marrëveshjes, duke vënë në dukje se inspektorët rusë kishin refuzuar të inspektonin anijet e destinuara për në Pivdeni që nga 29 prilli.

 

Marrëveshja ka mundësuar një ekip të përbashkët të Rusisë, Ukrainës, Turqisë dhe OKB-së të inspektorëve përgjegjës për inspektimet e anijeve.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vaskov tha se Rusia kishte gjetur një mënyrë për të reduktuar eksportet e grurit ukrainas duke përjashtuar nga nisma portin e Pivdeni, i cili është vendimtar për trajtimin e anijeve të tonazhit të madh.

 

Pivdeni është porti më i madh i përfshirë në marrëveshje. Të dhënat e Ministrisë së Restaurimit tregojnë se në këtë port ruhen rreth 1.5 milion ton artikuj ushqimorë për eksport për të ardhmen.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Matthew Miller, dënoi veprimet e Rusisë të martën, duke i përshkruar ato si një shkelje të qartë të angazhimeve të tyre sipas marrëveshjes së grurit. Ai i bëri thirrje Moskës që të ndalojë mbajtjen peng të furnizimeve globale ushqimore.

 

Marrëveshja e Detit të Zi për drithërat u arrit për të ndihmuar në trajtimin e krizës globale ushqimore të përkeqësuar nga pushtimi i Ukrainës nga Moska në shkurt të vitit 2022.

Marrëveshja lejon edhe eksportin e amoniakut rus, të cilin Rusia e transporton në Pivdeni nëpërmjet tubacionit për eksport.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Rusia ka kërcënuar se nuk do të rinovonte marrëveshjen e Detit të Zi nëse nuk plotësohej një listë e kërkesave në lidhje me eksportet e saj të ushqimit dhe plehrave.

 

Rihapja e tubacionit të amoniakut është një nga kërkesat që Kombet e Bashkuara janë përpjekur të ndërmjetësojnë./REL/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";