Rusia po dëbon qytetarë ukrainas nga Hersoni, Zaporizhja, Luhansku dhe Donjecku.

 

Kështu tha ministria e Jashtme e Ukrainës, e cila dënoi ashpër dëbimin e qytetarëve ukrainas nga rajonet e pushtuara nga Rusia në jug dhe juglindje të vendit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Administrata pushtuese ruse ka filluar zhvendosjen masive me forcë të banorëve të bregut të majtë [të lumit Dnieper] të rajonit Herson…në territorin e Krimesë së pushtuar përkohësisht ose në Federatën Ruse”, tha ministria në një deklaratë më 3 nëntor.

 

Deportime të ngjashme po kryhen nga Rusia edhe në Krime, tha ministria.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Volodymyr Saldo, kreu i rajonit të Hersonit, i emëruar nga Rusia, njoftoi më 31 tetor vazhdimin e asaj që ai e ka quajtur evakuim të qytetarëve ukrainas.

 

Ai tha se po i zhvendosnin njerëzit për shkak të rreziqeve të një “sulmi masiv raketor”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Lufta, që ka hyrë nëmuajin e nëntë, ka lënë të vrarë mijëra persona, miliona të tjerë janë zhvendosur dhe janë shkatërruar qytete dhe vendbanime.

 

Moska e cilëson pushtimin e Ukrainës si “operacion të posaçëm ushtarak”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";