Ukraina ka bërë të ditur se në kuadër të këmbimit të të burgosurve ka rikthyer 215 ushtarë, derisa i ka dorëzuar Rusisë 55 të tillë, përfshirë politikanin pro-Moskës, Viktor Medvedchuk.

 

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e ka bërë të ditur këtë këmbim të të burgosurve në adresimin e tij para kombit më 21 shtator. Zelensky ka thënë se pesë komandantë ushtarakë, duke përfshirë liderët e mbrojtjes në fabrikën e çelikut Azovstal, janë dërguar në Turqi, në kuadër të një operacioni që është përgatitur paraprakisht, dhe për të cilin është pajtuar presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të liruarit nga burgu do të qëndrojnë në Turqi “në siguri totale dhe kushte të rehatshme” deri në fund të luftës, ka thënë Zelensky. Në mesin e 55 të burgosurve të dërguar në Rusi ka qenë edhe Viktor Medvedchuk, ish-ligjvënës ukrainas dhe aleat i presidentit rus, Vladimir Putin, ka thënë Zelensky.

Medvedchuk është mbajtur nën arrest shtëpiak prej majit të vitit 2021, nën akuzat për tradhti. Zelensky edhe më herët ka propozuar këmbimin e tij me të burgosurit e luftës që janë mbajtur nga forcat ruse. Ky është këmbimi më i madh i të burgosurve prej nisjes së luftës në fund të muajt shkurt. “Ne kemi arritur të lirojmë 215 persona”, ka thënë shefi i kabinetit të Zelenskyt, Andriy Yermak. Sipas tij, 108 kanë qenë luftëtarë në regjimentin e Azovit. Yermak ka thënë po ashtu se këmbimi i të burgosurve ka ndodhur në lokacione të ndryshme.

Zelensky ka thënë se në mesin e ushtarëve të rikthyer janë edhe pesë britanikë dhe dy amerikanë, të cilët janë transferuar nga Rusia në Arabinë Saudite, në kuadër të këmbimit. Të burgosurit e luftës janë këmbyer në ditën kur presidenti rus, Vladimir Putin ka shpallur mobilizim të pjesshëm. Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka thënë në një intervistë televizive se do të mobilizohen 300.000 rezervistë me përvojë përkatëse ushtarake. Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.