Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, së bashku me homologun e tij amerikan, Antony Blinken, kanë vizituar kufirin mes Ukrainës dhe Polonisë, ku karvanë të tëra refugjatësh janë formuar, për t’i shpëtuar konfliktit mes Moskës dhe Kievit.

Rreth 45 minuta i shpenzuan së bashku diplomatët, nën masa të rrepta sigurie, ndërsa agresioni rus vijon ndaj palës ukrainase.

Gjatë një prononcimi të shkurtër për mediat, Kuleba tha se “Ukraina do ta fitonte luftën, sepse ajo është lufta e njerëzve, të cilët po zhvillojnë betejën për tokën e tyre”.

Mirëpo, ai ka shtruar një pyetje të rëndësishme: Cili do të jetë çmimi që do të paguhet për këtë gjë?

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

I të njëjtit mendim është edhe Blinken për rezultanten e luftimeve. Mirëpo, as SHBA-të dhe as forcat e bashkuara të NATO-s, nuk kanë marrë përsipër të plotësojnë kërkesën e Kievit, për të mbyllur hapësirën ajrore ukrainase të fluturimeve.

Kjo sipas tyre, vjen pasi konflikti mund të përshkallëzohej edhe më tej dhe të kishte pasoja shkatërruese për palën ukrainase.

Për këtë fakt, Kuleba ka vijuar të kërkojë më shumë sanksione ndaj Rusisë dhe më shumë ndihma nga NATO-ja. Ato sipas tij, duhet të jenë si humanitare, ashtu edhe ushtarake.

Ndaj, për këtë arsye, nëse këto hapa merren nga vendet partnere, çmimi për fitoren, do të jetë më i ulët për t’u paguar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në të kundërt, shumë ukrainas, do të vuajnë e do të vdesin!