Situata në Ukrainë ka marrë një tjetër rrjedhë kur shënohen plot 200 ditë nga nisja e luftës. Javën e fundit ushtria ukrainase ka rimarrë dhjetëra qyteza dhe fshatra në lindje të vendit dhe përgjatë rajonit të Kharkivit.

 

Ushtria arriti të hynte në Izium pas 5 muajsh teksa forcave ruse iu desh të largoheshin nga qyteti strategjik lindor.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në një deklaratë ushtria ukrainase pohoi se ka arritur të rimarrë një territor prej 3000 kilometrash katrorë , ndërsa gjenerali Valeriy Zaluzhnyi tha se në veri trupat janë vetëm 50 kilometra larg kufirit rus.

 

Edhe presidenti Zelensky në një fjalim për 200 ditët e luftës tha se ushtria ukrainase po korr një sukses të madh.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

VOLODYMYR ZELENSKY

PRESIDENTI UKRAINAS

 

Sot, të gjithë shohin dhe shënojnë veprimet tuaja në veri, jug dhe lindje të Ukrainës. Bota është e impresionuar. Armiku është në panik. Ukraina është krenare për ju. Rruga drejt fitores është e vështirë. Por ne jemi të sigurt, ju jeni të aftë për këtë. Do të arrini në kufirin tonë, në të gjitha seksionet e tij. Ju do të shihni kufijtë tanë dhe shpinën e armiqve. Do të shihni shkëlqimin e syve të popullit tonë dhe të thembrave të pushtuesit. Ata do ta quajnë gjest të vullnetit të mirë. Ne do ta quajmë fitore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Nga ana tjetër një ditë më parë ministria e Mbrojtjes ruse tha se tërheqja është taktike për tu rigrupuar dhe ridislokuar në drejtimin e Donetskut me qëllim që të ndihmojnë forcat e atjeshme. Ndërsa ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov pohoi në një intervistë se Rusia kurrë nuk i ka refuzuar bisedimet.

 

SERGEJ LAVROV

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

MINISTRI I JASHTËM RUS

 

Rusia nuk i refuzon negociatat me Ukrainën, por vonesa e tyre e mëtejshme nga Kievi do të komplikojë mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje me Moskën. Presidenti tha se ne nuk i mohojmë negociatat, por ata që i mohojnë duhet të kuptojnë se sa më shumë ta shtyjnë këtë proces, aq më e vështirë do të jetë për ta të negociojnë me ne.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Lavrov theksoi me tej se Kievi beson tek fitorja dhe se negociatat mund të zhvillohen sipas kushteve të tyre, gjë të cilën Moska nuk mund ta pranojë.