Ukraina po vazhdon ofensivën e saj në territorin e Kurskut të Rusisë, tha komandanti i lartë ushtarak i Kievit.

Sipas mediave të huaja, Gjenerali Oleksandr Syrskyi thotë se trupat ukrainase kontrollojnë 1,294 km katrorë (500 milje katrore) të territorit rus dhe 100 vendbanime. Rreth 594 ushtarakë rusë u kapën robër, shton ai.

Javën e kaluar, presidenti Zelensky tha se Ukraina kontrollonte më shumë se 1250 km katror të territorit rus.

Syrskyi tha se një nga objektivat e inkursionit të Ukrainës në Kursk ishte “të shpërqendronte një numër të konsiderueshëm trupash armike nga zona të tjera”, si Pokrovsk dhe Kurakhove në Donbas dhe ai u arrit me sukses.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai shton se Rusia ishte e vetëdijshme për këtë objektiv dhe po “përqendron njësitë e saj më të gatshme luftarake në zonën e Pokrovsk”.