Ukraina përgënjeshtron Rusinë: Nuk kanë arritur të pushtojnë asnjë fshat prej dy javësh

Ukraina  ka përgënjeshtruar deklaratat e Rusisë se ka arritur të marrë kontrollin e disa fshatrave gjatë javëve të fundit.

Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Oleksandr Syrskyi tha se pavarësisht se situata në front mbetet e vështirë, Rusia ka pësuar dëme të mëdha dhe nuk ka arritur të pushtojë asnjë fshat për një periudhë dy javore.

“Në front situata mbetet e vështirë. Rusia po kryen operacione sulmuese në disa zona, duke përfshirë rrethinat e qytetit Robotyne në Zaporizhzhia. Megjithatë Moska ka pësuar humbje të mëdha si pasojë e mbrojtjes sonë. Gjatë dy javëve të luftimeve të ashpra, armiku pësoi humbje jashtëzakonisht të mëdha. Megjithatë, të gjitha vendbanimet që ai u përpoq të merrte mbetën nën kontrollin tonë”, tha ai. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";