Rusisë i kanë mbetur vetëm 6 avionë spiunë A-50. Kështu ka deklaruar zyrtari ukrainas i mbrojtjes Kyrylo Budanov këtë të dielë.

Avioni Beriev A-50, është përdorur nga Rusia për të ndihmuar në monitorimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës, shkruan Newsweek. Ai zakonisht fluturon me një ekuipazh deri në 15 persona dhe vlerësohet të kushtojë mbi 300 milionë dollarë për t’u prodhuar.

Deklarata e tij vjen pasi të premten, Forcat Ajrore të Ukrainës pretenduan se kishin rrëzuar një A-50U mbi Detin Azov pranë qytetit të Primorsko-Akhtarsk. Pavarësisht këtyre pretendimeve nga zyrtarët ukrainas, blogerët ushtarakë rusë më vonë pohuan se ai “u rrëzua aksidentalisht”.

Newsweek shkruan se nuk mundi të verifikonte në mënyrë të pavarur pretendimet e bëra nga Budanov. Zyrtarët rusë nuk kanë konfirmuar apo mohuar ende pretendimet e Ukrainës për avionët e saj A-50.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë, qeveria ukrainase ka pretenduar se ka bërë hapa të rëndësishëm në shkatërrimin e pjesëve të tjera kyçe të pajisjeve ushtarake ruse./vizionplus.tv