Forcat ajrore të Ukrainës njoftuan se kishin rrëzuar 16 nga rreth 30 dronë rusë gjatë natës në rajonin Cherkasy.

 

“Gjatë natës, armiku sulmoi masivisht me dronë rajonin tonë Cherkasy . Fatkeqësisht, u godit infrastruktura industriale në qytetin Uman”, tha guvernatori i rajonit Cherkasy, Ihor Taburets përmes një postimi në rrjetin Telegram. Në rajonin Zaporizhzhia të Ukrainës, një person u vra dhe një tjetër u plagos nga bombardimet ruse.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë, sipas raportit ditor të Ministrisë së Mbrojtjes të Britanisë mbi agresionin rus ndaj Ukrainës, dokumente sekrete të rrjedhura nga Ministria e Financave e Rusisë, “sugjerojnë” se Moska është e përgatitur të rrisë shumë shpenzimet e saj për mbrojtjen.

 

Sipas dokumenteve, buxheti i propozuar i Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë për vitin 2024 është rreth 110 miliardë dollarë, një rritje prej 68 për qind krahasuar me vitin 2023.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas ministrisë britanike, këto shifra sugjerojnë se Rusia “po përgatitet për shumë vite të tjera lufte në Ukrainë”./VOA/