Të paktën 60 ushtarë rusë janë vrarë pasi dy raketa goditën një qendër trajnimi në Ukrainën lindore të pushtuar.

Burime me dijeni për incidentin – i cili nuk është konfirmuar nga pala ukrainase – i thanë BBC-së se ushtarët ishin mbledhur në rajonin e Donetsk për mbërritjen e një komandanti të lartë.

Anëtarët e Brigadës së 36-të të pushkëve të motorizuara, me bazë normale në rajonin Baikal të Siberisë, prisnin mbërritjen e gjeneralmajor Oleg Moisev, komandant i Ushtrisë së 29-të të Qarkut Ushtarak Lindor, në një terren stërvitor afër fshatit Trudovske.

Pamjet video nga ngjarja tregojnë një numër të madh të të vdekurve. Një ushtar i mbijetuar tha se komandantët e brigadës i kishin detyruar ushtarët të qëndronin në një fushë të hapur – gjë që i bëri ata objektiva të lehtë për sulmin nga sistemi amerikan HIMARS.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga ana e tij, një zyrtar rus konfirmoi se kishte pasur një goditje, por i quajti raportet plotësisht të ekzagjeruara. Sulmi thuhet se ndodhi disa orë përpara se presidenti rus Vladimir Putin të takohej me ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu. Në të, ministri mbështeti sukseset ruse në zona të ndryshme të vijës së frontit dhe foli për marrjen e Avdiivka, por nuk përmendi incidentin në rajonin e Donetsk. /vizionplus.tv