Ukraina mund të eksportojë 3 milion tonë drithëra nga portet e saj në shtator dhe në të ardhmen mund të jetë në gjendje të eksportojë 4 milion në muaj, tha të martën zëvendësministri i Infrastrukturës në Ukrainë, Yuriy Vaskov.

Ai tha se Ukraina ka pranuar aplikime për 30 anije që do të eksportonin drithëra në dy javët e ardhshme.

Moska dhe Kievi arritën marrëveshje muajin e kaluar për rikthimin e eksporteve të drithërave. Marrëveshja u arrit nën ndërmjetësimin e Turqisë dhe OKB-së dhe kishte synim zhbllokimin e tri porteve ukrainase, që ishin bllokuar qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Marrëveshja kërkon që një ekip ndërkombëtar, i përbërë nga zyrtarë nga Turqia, OKB-ja, Rusia dhe Ukraina të mbikëqyrin inspektimet dhe kalimin e anijeve nëpër Bosfor.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Javën e kaluar numri i i përgjithshëm të anijeve që transportojnë drithëra ukrainase kishte shkuar në 16./R.E.L