Ura e tragjedisë është shndërruar në një altar me lule e qirinjsh, një vend ku mbizotërojnë lotët për humbjen e tre të rinjve, të gjithë në të 20-at e tyre: Altinit, Eglit dhe Giulia-s.

Në vendin e tragjedisë janë fotot e tret ë rinjve, mesazhe ngushëllimi dhe qirinj tëndezur. Pak më tutje shihet mungesa e kangjëllave anësore të urës, të cilat u këputën nga makina me të cilën udhëtonin tre të rinjtë.

“Ishin shokët e mi, shiko sa të bukur janë”, thotë një e re mes lotësh.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ajo prek me gishta fotot dhe mes lotësh shton “U dashuruan dhe u larguan nga kjo botë së bashku.”

Mbi urë ndodhen edhe emrat e çifti të ri, “Altin dhe Giulia”, raporton Corriere del veneto. 

Dhimbja e nënës Dorotea

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shtëpia ku jetonte Giulia është pak minuta larg nga ajo urë e mallkuar. Nëna e saj Dorotea nuk është këtu, ajo është ende në shok. Të afërmit e përshkruajnë Giulian si një vajzë gazmore, , plot jetë dhe entuziazëm, bujare dhe pasionante.

Ai po ndiqte një kurs online të ekonomisë , duke e alternuar atë me punën. Në tavolinën e saj, në dhomën e gjumit, ka ende libra, shënime dhe oraret e mësimeve. Babai, Vittorio, kërkoi të shihte vajzën e tij në morg të shtunën në mëngjes . Nuk ishte e mundur, nuk ishte ende koha dhe dhimbja mbizotëronte.

“Kam humbur 3 fëmijë”

Në shtëpinë e 22-vjeçarit Altin Hoti, dhimbja është akoma mëe made. Familja humbi të dy djemtë Brenda disa muajsh.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kam humbur tre fëmijë”, thotë nëna e Altinit duke qarë.

Vëllezërit Altin dhe Admir Hoti

E pamundur për ta ngushëlluar, sepse Giulia-n e kishte si vajzë.

20-vjeçarja, pas tragjedisë së parë që kishte goditur familjen ishte përpjekur në çdo mënyrë për t’i qëndruar pranë të dashurit dhe nënës së tij.

Sami Binakaj, presidenti i komunitetit kosovar dhe shqiptar në Venezia, përcolli solidaritetin për familjet Gjeci dhe Hoti.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Nuk mund të vdesësh kështu në moshën 20-vjeçare. Prindërit duhet të flasin me fëmijët, është e nevojshme që të flasin në shtëpi. Shpejtësia merr jetë”.

Pasioni për makinat te djemtë për Binakajn është edhe një mesazh: “Një makinë e madhe dhe e shpejtë është një mënyrë për ta që të ndihen më të rritur. Nuk e kuptojnë sa e rrezikshme është”.

Nga aksidenti tragjik që ndodhi gjatë orëve të natës të së premtes humbën jetën dy të rinjtë shqiptarë, Altin Hoti dhe Egli Gjeci, si dhe e reja italiane Giulia Di Tullio. Egli ishte me origjinë nga Shqipëria, ndërsa Altini me origjinë nga Kosova. Të tre jetonin në Portogruaro. Altini ishte prej 2 vitesh në një lidhje me Giulia-n dhe po drejtonte automjetin kur ndodhi tragjedia e trefishtë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas hetimeve të deritanishme, BMW-ja ishte me shpejtësi të madhe. Dëshmitarë thanë se makina vijoi drejt në një kthesë, duke marrë para barrierën e urës dhe përfundoi në lumë. Sipas autopsisë, tre të rinjtë humbën jetën si pasojë e mbytjes. Altin Hoti vetëm 6 muaj më parë humbi vëllain e tij të vogël Admir Hoti në një aksident me makinë. Ai ishte vetëm 18 vjeç./vizionplus.tv