Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen siguron presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenksy se BE-ja do vazhdojë të mbështesë Ukrainën me të gjitha mjetet që ka në dispozicion.

Gjatë një bisede telefonike mes Presidentes së KE-së dhe Zelensky është diskutuar për situatën në terren në Ukrainë dhe për ndihmat humanitare. Lajmin e bëri të ditur Ursula von der Leyen, në llogarinë e saj në Tëitter

“Diskutova situatën në terren në Ukrainë me Presidentin Zelensky. BE-ja do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën me të gjitha mjetet që ka në dispozicion, në koordinim të ngushtë me shtetet anëtare dhe partnerët tanë ndërkombëtarë”, shkruan ajo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";