Ushtria izraelite njoftoi sot se kishte zbuluar pranë “ndërtesave të banimit” “një nga depot më të mëdha të armëve në Rripin e Gazës”, që përmbante kryesisht raketa, raketahedhës dhe drone.

 

“Një nga depot më të mëdha të armëve në Rripin e Gazës u zbulua pranë një klinike dhe një shkolle në pjesën veriore” të territorit palestinez nga një njësi ushtarake, tha ushtria izraelite në një deklaratë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas ushtrisë izraelite, magazina përmbante “qindra raketa antitank RPG dhe municionet e tyre, dhjetëra raketa antitank, dhjetëra pajisje shpërthyese, raketa me rreze të gjatë që synonin të arrinin në Izraelin qendror, dhjetëra granata dhe dronë”.

 

“Ushtarët i konfiskuan armët. Disa u shkatërruan në vend, të tjerët u dërguan për hetim”, tha ushtria, duke vënë në dukje se magazina ishte “në zemër të popullatës civile”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kjo është një provë e mëtejshme e përdorimit cinik të Hamasit të njerëzve të Rripit të Gazës si mburoja njerëzore,” pretendoi ushtria./vizionplus.tv