Një vajzë e mitur në Brazil ka rrëfyer në mënyrë të frikshme vrasjen e të atit të saj, në përpjekje për të fituar famë.

12-vjeçarja, së bashku me shoqen e saj 13-vjeçare, ekzekutoi të atin pasi u frymëzua nga vrasja e tmerrshme e Red Baron, 20 vjet më parë.

Mediat vendase kanë pohuar se vajzat e kanë kryer vrasjen e supozuar sepse donin të bëheshin të famshme si Suzane Louise von Richthofen, një pasardhëse e asit fluturues gjerman të Luftës së Parë Botërore, e cila vrau prindërit e saj të pasur në Sao Paulo të Brazilit në vitin 2002.

Thuhet se adoleshentët e pranuan krimin dhe thanë se ishin frymëzuar nga historia e Suzane, duke e perceptuar atë si viktimë të shoqërisë dhe besonin se do të bëheshin po aq të famshëm sa ajo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";