Pas njoftimit të Rusisë se po punon për miratimin e vaksinës kundër koronavirusit në 10 gusht, Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka kërkuar që të ndjekë udhëzimet ndërkombëtare për prodhimin vaksinës.

Zëdhënësi i OBSH-së, Christian Lindmeier tha këtë të martë se ka raste që shkencëtarët pretendojnë e zbulojnë diçka efikase.

“Kjo do të ishte e shkëlqyer nëse ky zbulim do të funksiononte. Mirëpo, ndryshe mund të funksionojë një vaksinë e cila mund t’i ketë kaluar të gjitha fazat e testimit.”

Një zyrtar rus, Kirill Dmitriev dekluaroi se vaksina është krijuar nga Instituti Gameleya me seli në Moskë, ndersa thotë se të parët që do ta marrin vaksinën janë punonjësit e shëndetësisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Vaksina, gati deri më 10 gusht”/ OBSH-Rusisë: Ndiqni udhëzimet ndërkombëtare shkruan Vizion Plus.