Një zyrtar i Rusisë, Kirill Dmitriev deklaroi se po punohet për miratimin e vaksinës kundër koronavirusit deri më 10 gusht, ndërsa theksoi se punonjësit e shëndetësisë do të jenë të parët që do ta marrin vaksinën.

Presidenti rus Vladimir Putin u shpreh gjatë një një takimi online për situatën epidemiologjike se vaksina duhet të jetë e sigurt dhe të dëshmojë efektivitet.

“Duhen respektuar të gjitha kërkesat dhe rregullat në këtë fushë të komplikuar. Ju bëj thirrje prodhuesve farmaceutikë të vendit që të monitorojnë vazhdimisht rezervat e barnave në tregun e brendshëm që kanë rezultuar të efektshme në trajtimin e koronavirusit”, shtoi Putin.

Mirëpo, Rusia nuk ka publikuar asnjë të dhënë shkencore për vaksinën e mundshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Vaksina kundër Covid, gati deri më 10 gusht”/ Putin: Duhet të jetë e sigurt shkruan Vizion Plus.