Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) i dha të hënën miratimin e plotë vaksinës Pfizer/BioNTech kundër koronavirusit.

Vaksina, e krijuar nga kompania amerikane Pfizer dhe ajo gjermane BioNTech, është miratuar për përdorim emergjent qysh në dhjetor.

Që atëherë, mbi 204 milionë njerëz vetëm në SHBA e kanë marrë atë.

Kjo është vaksina e parë që merr miratimin e plotë nga FDA-ja për përdorim te personat mbi 16 vjeç.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

SHBA-ja ka miratuar për përdorim emergjent edhe dy vaksina të tjera: Moderna dhe Johnson&Johnson.

Zyrtarët e shëndetit publik shpresojnë se vendimi i fundit i FDA-së do t’i bindë më shumë amerikanë të pavaksinuar se vaksina Pfizer/BioNTech është e sigurt dhe efektive.

“Miliona njerëz tashmë kanë marrë vaksinat kundër koronavirusit, por ne e dimë se për disa, miratimi i një vaksine nga FDA-ja mund të ngjallë besim shtesë për t’u vaksinuar”, tha Janet Woodcock, komisionare në detyrë e FDA-së.

“Miratimi i kësaj vaksine është një moment historik”, shtoi ajo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vaksina Pfizer/BioNTech jepet edhe në Kosovë, ashtu si edhe vaksina e kompanisë anglo-suedeze AstraZeneca./ REL