Vaksina ruse per Covid-19 ka ngritur shqetësim tek ekspertët shëndetësorë në botë, të cilët kanë theksuar se pa një testim të duhur, vaksina është vështirë e besueshme.

Me qëllim që të jetë e para nga shtetet që prodhojnë një vaksinë kundër sëmundjes COVID-19 që shkakton koronavirusi, Rusia duhet që të zhvillojë testime në masë, për të sjellë të dhëna nëse vaksina është efikase – gjë që shumë imunologë dhe ekspertë të sëmundjeve infektive e konsiderojnë hap të pamatur.

“Rusia është duke zhvilluar një eksperiment me popullatën e gjerë”, tha Ayfer Ali, specialiste e hulumtimeve të barnave në Shkollën e Biznesit, Warwick të Britanisë.

Ajo tha se një miratim kaq i shpejtë i vaksinës mund të nënkuptojë që efektet anësore të mundshme të një vaksine nuk mund të dihen.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Efektet edhe pse janë të rralla mund të jenë serioze, tha ajo.

Presidenti rus Vladimir Putin, tha se vaksina e zhvilluar nga Instituti Gmaleya në Moskë është e sigurt dhe është testuar edhe në njërën nga vajzat e tij.

“E di se është efikase, krijon imunitet të fortë, dhe e përsëris, i ka kaluar të gjitha provat e nevojshme”, tha Putin.

Mjeku, Francois Balloux, ekspert në Institutin e Gjenetikës në Kolegjin Universitar të Londrës, tha se ky njoftim është veprim i pamatur dhe qesharak.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Vaksinimi në masë me një vaksinë të patestuar mirë është joetik”, tha ai.

“Çdo problem me fushatën e vaksinimit në Rusi mund të shkaktojë efekte negative në shëndet po ashtu në skepticizmin e njerëzve që të vaksinohen”.

Komenteve të tij u bëri jehonë edhe profesori, Danny Altman nga Kolegji Imperial në Londër, i cili theksoi se dëmi kolateral nga lansimi i ndonjë vaksine që ende nuk dihet sesa është e sigurt edhe efikase “do të përkeqësonte problemet tona të pakapërcyeshme”.

dhe pse Rusia ka shpallur fitore në zhvillimin e vaksinës , më shumë se gjysma e kompanive farmaceutike në botë janë në proces të fillimit të testimit të vaksinave në njerëz, secila me nga dhjetëra mijëra vullnetarë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Disa nga kompanitë që kanë zhvilluar vaksina si Moderna, Pfizer dhe AstraZeneca, thonë se shpresojnë që vaksinat e tyre do të funksionojnë dhe se rezultati i tyre pritet të shihet deri në fund të këtij viti.

Rezultatet e provave duhet të dorëzohen në Shtetet e Bashkuara, Evropë e më gjerë para se të fitohet licensa.

Miratimi i vaksinës ruse nga Ministria e Shëndetësisë, ka ndodhur para testimit që duhet të përfshijë mijëra pjesëmarrës, e njohur si Faza e tretë e testimit.

Doktori, Peter Kremsner, ekspert në Spitalin Universitar në Tuebingen të Gjermanisë, tha se Rusia ka bërë një veprim të pamenduar mirë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Normalisht duhet një numër i madh i njerëzve të testohen para aprovimit të vaksinës”, tha ai. “Mendoj se është e pamatur të miratohet një vaksinë pa u testuar”, shtoi ai.

Ekspertët thonë se mungesa e të dhënave për sigurinë, përgjigjen imunitare dhe parandalimin e infeksionit i lë shkencëtarët dhe autoritetet shëndetësore në botë, në errësirë./R.E.L

The post Vaksina ruse për Covid-19/ Shkencëtarët janë skeptikë appeared first on Vizion Plus.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";