Autoritetet e Afrikës së Jugut për rregullimin e prodhimeve shëndetësore, thanë se përdorimi i vaksinës ruse Sputnik V, kundër Covid mund të shtojë rrezikun e infektimit me HIV te meshkujt që vaksinohen.

Autoritetet citojnë disa studime sipas të cilave marrja e një vaksine kundër korovirusit, që përdorin vektorin Adenovirus tipi 5, si Sputnik V, mund të shkaktojnë një brishtësi të madhe të sistemit imunitar.

Afrika e Jugut do të fillojë  këtë javë vaksinimin e fëmijëve të moshës mbi 12 vjeç dhe vaksinimin me doza përforcuese për qytetarët me imunitet të dobët.

Rikujtojmë se Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk i ka dhënë ende dritën jeshile për përdorim emergjent Sputnik V edhe pse po administrohet në të paktën 45 vende.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";