Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se varianti B.1.617 i koronavirusit, i identifikuar për herë të parë në Indi vitin e kaluar, është klasifikuar si “variant i shqetësimit global”.

“Ka disa informacione në dispozicion, që sugjerojnë rritjen e transmetimit të tij”, tha Maria Van Kerkhove, epidemiologe në OBSH.

“Andaj, ne do ta klasifikojmë këtë si variant të shqetësimit global”, tha ajo.

India, e cila po përjeton një nga shpërthimet më të këqija në botë të koronavirusit, raportoi të hënën gati 370,000 raste të reja dhe më shumë se 3,700 viktima.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vala shkatërruese atje ka mbingarkuar sistemin e kujdesit shëndetësor, ndërsa ekspertët thonë se shifrat zyrtare për rastet dhe viktimat janë shumë më të ulëta sesa shifrat reale.

Tash e sa kohë ka pasur shqetësime se varianti B.1.617 mund të jetë duke kontribuar në përhapjen alarmante të koronavirusit.

Por, deri më tani, OBSH-ja e ka renditur atë si një “variant interesi”.

OBSH, si variante shqetësuese, ka klasifikuar tashmë edhe variantin britanik, brazilian dhe atë të Afrikës së Jugut.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ato shihen si më të rrezikshme se versioni origjinal i virusit duke qenë se janë më të transmetueshme.

Van Kerkhove tha se OBSH-ja do të dalë me më shumë informacione rreth variantit indian të martën, në raportimin e saj javor./ REL