Variant i ri i Covid, Omicron është identifikuar për herë të parë në Austri në rajonin e Tirolit. Një person që ka udhëtuar së fundmi në Afrikën e Jugut ka rezultuar i infektuar, njoftoi qeveria sot.

“Tani kemi rezultatet që na duhen për të qenë në gjendje të konfirmojmë ”, se rasti i dyshimtë i zbuluar dje të shtunën është “definitivisht” ky variant B.1.1.529”, tha Ministria e Shëndetësisë për agjencinë e lajmeve APA.

Autoritetet shëndetësore rajonale të Tirolit kanë thënë më herët se dyshojnë se ka një rast të infektimit me variantin Omicron.

Të premten, Austria mbylli kufijtë e saj për udhëtarët nga shtatë vende në pjesën jugore të kontinentit afrikan për shkak të zbulimit të variantit Omicron në Afrikën e Jugut.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";