Për të shtatën ditë me radhë Franca po përballet me protesta ndaj planit të qeverisë për të rritur moshën e daljes në pension. Punonjësit e shërbimeve komunale dhe të transportit publik, ndërprenë punën këtë të shtunë në shenjë proteste.

 

Sindikatat franceze synojnë të ushtrojnë trysni ndaj qeverisë që të tërheqë projekt-ligjin që rrit moshën e pensionit në 64 vjeç.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, rreth 1 milion persona pritet të marrin pjesë në 200 marshime në të gjithë vendin ndërsa projektligji po shqyrtohet në Senat dhe të shtunën në mbrëmje mund të votohet nga Dhoma e Lartë e Parlamentit.

 

Të martën, sipas të dhënave qeveritare, më shumë se 1.26 milionë njerëz dolën në protesta, ndërsa sipas të dhënave të sindikatave numri i protestuesve ishte 3. 5 milionë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sondazhet e fundit tregojnë se shumica e të anketuarve kundërshtojnë planin e Presidentit Emanuel Macron, ndërkohë që një shumicë më e lehtë mbështet veprimet e protestuesve./voa