Ministri i Republikës Islamike të Iranit, Hossein Amir-Abdollahian ka njoftuar se ka nisur hetimi për vdekjen e 22 vjeçares Mahsa Amini.

 

Përmes një reagimi në Twitter ai ka thënë se të drejtat e njeriut në Iran kanë një vlerë të qënësishme duke thumbuar edhe kundërshtarët.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më tej ai ka bërë një deklaratë kundrejt SHBA ku shkruan ‘Në vend që të derdhin lot krokodili, SHBA duhet t’i japë fund terrorizmit ekonomik”.

 

Reagimi i plotë:

U urdhërua një hetim për vdekjen tragjike të Mahsës, e cila, siç tha Presidenti, ishte njësoj si vajzat tona.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për Iranin, të drejtat e njeriut kanë vlerë të qenësishme – ndryshe nga ata që e shohin atë një mjet kundër kundërshtarëve.

Në vend që të derdhin lot krokodili, SHBA duhet t’i japë fund #Economic Terrorism

 

22 vjeçarja Mahsa Amini ndërroi jetë disa orë pasi u ndalua nga Policia e Moralitetit në Iran për shkelje të kodit të veshjes ndërsa dyshohet se ajo është dhunuar deri në vdekje.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

Konkretisht vajza u akuzua se nuk kishte mbuluar flokët me shami siç në Iran është e detyrueshme me ligj.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Policia e mohoi dhunën duke thënë se vajza ndërroi jetë si pasojë e një ataku në zemër.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kjo ngjarje ka nxitur protesta të shumta në vend ku mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë për vdekjen tragjike të të resë dhe të drejtat e tyre.