43 vende të botës kanë kërkuar një hetim ndërkombëtar për vdekjen e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny, teksa ndodhej në paraburgim. Mes vendeve që e kanë kërkuar një gjë të tillë janë SHBA, BE dhe Britania e Madhe, të cilat deri më tani kanë akuzuar presidentin rus si përgjegjësin kryesor.

Ne jemi të indinjuar nga vdekja e politikanit opozitar Alexei Navalny, për të cilën Presidenti (i Rusisë) Vladimir Putin dhe autoritetet ruse mbajnë përgjegjësinë përfundimtare,” i tha ambasadorja e BE-së Lotte Knudsen në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë, në deklaratat e saj në emër të 43 shtete.

Një kritik i vendosur i Vladimir Putinit, Alexei Navalny vdiq më 16 shkurt në rrethana misterioze në një koloni penale të Arktikut, ku po vuante një dënim 19-vjeçar për “ekstremizëm” dhe u varros të premten në Moskë. Vdekja e tij shkaktoi dënimin e vendeve perëndimore.

Rusia duhet të autorizojë një hetim ndërkombëtar të pavarur dhe transparent për rrethanat e kësaj vdekjeje të papritur, theksojnë 43 vendet, teksa shtojnë se kjo vdekje është një tjetër tregues i represionit gjithnjë në rritje dhe sistematik në Rusi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Këto vende në përgjithësi i bëjnë thirrje Rusisë që të lirojë të burgosurit politikë, gazetarët, mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe kritikët e luftës në Ukrainë.

I bëjmë thirrje Federatës Ruse t’i japë fund kësaj klime mosndëshkimi dhe të krijojë një mjedis pa rrezik për opozitën politike dhe zërat kritikë”, nënvizojnë ato./vizionplus.tv