Një 18-vjeçar shqiptar humbi jetën tragjikisht në Itali, pasi qëndroi më shumë se 8 ditë i shtruar në spital.

Bëhet fjalë për Lorenzo Pjetrushin i cili ndodhej në kofanon e makinës së shokut duke realizuar një sfidë për rrjetet sociale, kur humbi ekuilibrin dhe u rrëzua mbi asfalt. Pas rrëzimit, ai u godit edhe nga makina.

Shokët e 18-vjeçarit qëndruan deri në momentin e fundit jashtë spitalit duke shpresuar se Pjetrushi do të bëhej mirë.

Lajmi i vdekjes së tij tronditi shokët dhe trishtoi mësuesit. Tani banka e tij në klasë do të mbetet bosh.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ne besuam me gjithë zemër se do t’ia dilte”.

“Lorenzo Pjetrushi ishte një djalë shumë i mirë, i integruar shumë mirë në klasë. Ai kishte ndjekur institutin tonë Obici për pesë vite. Pas dy vitesh, kur arriti në klasën e tretë, zgjodhi kursin e mirëmbajtjes mekanike. Edhe disa muaj studime dhe më pas do të kishte marrë diplomën e shkollës së mesme”, thotë nëndrejori i shkollës, Massimo Lunardelli.

Tragjedia goditi familjen e tij, e cila, me shumë sakrifica dhe shumë punë, kishte arritur të ndërtonte një jetë në Itali.

Shtëpia e vjetër që ata kishin blerë në Ormelle ishte shndërruar në një shtëpi mikpritëse. Lorenco la pas prindërit, një vëlla 24-vjeçar dhe dy motra më të vogla, të cilat janë binjake./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";