Një tjetër emër i madh i futbollit botëror është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme.

Italia humbi këtë të enjte Paolo Rossin njeriun simbol të suksesit në Kupën e Botës 1982.

Pablito vdiq në moshën 64 vjecare si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Rossi, luajti në karrierën e tij me Juventus, Vicenza, Como, Perugia, Milan dhe Verona.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Majën e karrierës sulmuesi e pati në 1982 kur u shpall golashënuesi më i mirë I Kupës së Botës duke tërhequr Italinë drejt një suksesi të jashtëzakonshëm.

Golat e tij sidomos tripleta ndaj Brazilit në Barcelonë në atë fitore historike 3 me 2 ishin vendimtare që axurrët të  triumfonin në kompeticionin më të madh botëror.

Në të njëjtin vit, 1982 Paolo Rossi fitoi edhe Topin e Artë.

Me Juventusin në mënyrë të vecante fitoi 2 kampionatë, një Kupë Kupash, një Kupë Kampionesh dhe një Superkupë Europe.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";