Thomas Kingston, bashkëshorti i vajzës së Princit Michael të Kentit (kushëriri i parë i Mbretëreshës Elizabeth II), ka vdekur papritur në moshën 45-vjeçare.

Një zëdhënës i Pallatit Buckingham tha, ndër të tjera, se “Mbreti dhe Mbretëresha janë informuar për vdekjen e Thomas.”

Kingston u martua me vajzën e princit, Lady Gabriella Kingston, në vitin 2019 në Kapelën e Shën Gjergjit, Kalaja Windsor.

Familja e tij nuk ka hyrë në detaje për rrethanat e vdekjes, duke kërkuar që të respektohet privatësia e tyre.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sky News raporton se Kingston vdiq të dielën pasdite. Ekipet e shpëtimit u thirrën në banesën e tij, por e shpallën të vdekur.

Mësohet se do të bëhet një hetim për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Megjithatë, nuk ka dyshime për një vdekje të dhunshme./vizionplus.tv