Zëvendës presidenti i kompanisë më të madhe ruse të naftës dhe gazit “Lukoil Oil” ka ndërruar jetë papritur, pasi u vetëvar në zyrën e tij.

Bëhet fjalë për Vitaly Robertus, 54 vjeç. Vdekja e Robertus u njoftua në një deklaratë në faqen e internetit të Lukoil.

Arsyeja që çoi 54-vjeçarin në aktin ekstrem nuk është bërë ende e ditur.

Sakaq ky është rasti i katërt kur një drejtuesi i lartë i kompanisë Lukoil vdes në rrethana misterioze që prej fillimit tëluftës së Rusisë në Ukrainë në shkurt të vitit 2022. Kompania tha se Robertus kishte punuar me gjigantin e naftës për më shumë se 30 vjet, duke filluar si ekonomist.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Në kujtesën tonë ai do të mbetet një udhëheqës i talentuar, një person i gjithanshëm, një shok dashamirës”, thuhet në një njoftim për shtyp në faqen e internetit të Lukoil. “Ekipi i LUKOIL shpreh ngushëllime të thella për familjen dhe miqtë e Vitaly Vladimirovich Robertus.”/vizionplus.tv/