Disa shtete evropiane po konsiderojnë mundësinë e pranimit të koronavirusit dhe trajtimin e virusit jo më si emergjencë shëndetësore, por si sëmundje që do të qëndrojë gjatë. Fillimisht kjo ide u hodh në Spanjë, por hapa të ngjashëm po ndiqen nga Portugalia dhe Britania e Madhe.

Kryeministri Pedro Sánchez, dëshiron që BE të konsiderojë ndryshime të tilla tani që varianti Omicron po shkakton më pak humbje jete.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se është ende shumë herët për të kaluar në këtë fazë. Kjo Organizatë nuk e ka sqaruar kriterin për të shpallur sëmundjen COVID-19, si endemike, por ekspertët kanë thënë më parë se një gjë e tillë ndodh kur virusi bëhet më i parashikueshëm dhe nuk ka shpërthime të vazhdueshme.

Ende nuk është e qartë si do të aplikohej kjo strategji bashkë me qasjen “zero raste me COVID” të Kinës dhe disa vendeve tjera aziatike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por edhe vetë Evropa ka hezitim pasi ideja e normalizimit të COVID-19, është në kundërshtim me përpjekjet për rritje të shkallës së vaksinimit te grupet që refuzojnë të imunizohen.