Në muajin Shtator, Shtetet e Bashkuara shtuan Kroacinë në programin e heqjes së vizave. Sipas Shoqatës së Udhëtimit të SHBA heqja e vizave për shtetasit nga Kroacia do sjellë një nxitje prej 100 milionë dollarësh për ekonominë e SHBA.

Tashmë SHBA-të po shqyrtojnë vendimmarrjen e shpejtë për heqjen e vizave për një qëndrim deri në 90 ditë për shtetasit nga Izraeli, Qiproja, Rumania dhe Bullgaria.

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare, Alejandro Mayorkas, tha se ky vendim do të sjellë përfitime të rëndësishme ekonomike dhe të sigurisë për marrëdhëniet e SHBA-ve me këto katër shtete.

Për të përfituar heqjen e vizave nga SHBA-të një vend duhet të plotësojë kërkesat që lidhen me antiterrorizmin, zbatimin e ligjit, zbatimin e imigracionit, sigurinë e dokumenteve dhe menaxhimin e kufijve. Këto kërkesa përfshijnë një përqindje të refuzimeve të vizave joemigruese nën 3%, dhe lëshimin e dokumenteve të sigurta të udhëtimit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Aktualisht janë 40 vende që kanë përfituar deri tani heqjen e vizave amerikane. Ndërkaq më datë 8 Nëntor pas 19 muajsh, Shtetet e Bashkuara do të heqin kufizimet e udhëtimit nga koronavirusi për turistët e vaksinuar me të dyja dozat e vaksinave të autorizuara nga FDA dhe OBSH: ku përfshihen Pfizer-BioNTech, Moderna, Janssen, AstraZeneca-Oxford, Sinopharm dhe Sinovac. Ky rregull prek miliona njerëz të cilët kanë marrë vaksina të tjera si Sputnik V.