Por tani, zyrtarët vendas të shëndetësisë besojnë se ky shtet po përballet me valën e dytë të pandemisë, edhe pse numri i rasteve të regjistruara së fundi atje është relativisht i vogël. Historia e suksesit të Koresë së Jugut nuk e ka penguar dot rishfaqjen e Covid 19.
Drejtuesja e Qendrës Koreane për Kontrollin e Sëmundjeve, Jung Eun-kyeong, tha se vala e parë e virusit ka zgjatur deri në muajin prill. Por që prej mesit të majit, atje është vënë re një rritje e numrit të rasteve, e nxitur sidomos nga frekuentimi I klubeve të natës.
Jeong thotë se shtimi i ri i rasteve e shtyn të mendojë se vendi është në pragun e valës së dytë të koronavirusit. Deri më tani, e njëjta qendër pretendonte se vala e parë, nuk kishte përfunduar ende. Që nga fillimi I pandemisë, Koreja e Jugut ka pasur 12,000 raste me koronavirus dhe gjithsej, 280 të vdekur.