Rusia është një nga vendet që po e përballon më keq valën e re të goditjes nga pandemia e koronavirusit dhe këtë e tregojnë të dhënat e fataliteteve.

Sipas agjencisë së statistikave, më shumë se 44 mijë persona kanë humbur jetën në Rusi vetëm gjatë muajit shtator, duke shënuar një nga bilancet më negative që nga nisja e kësaj pandemie.

Shifra e publikuar të premten e çon në rreth 462,000 numrin e viktimave nga koronavirusi në Rusi, duke e bërë më të lartin në Europë.

Megjithatë shumë kritikë të Kremlinit besojnë se numri i viktimave mund të jetë shumë herë më i lartë pasi sipas tyre autoritetet numërojnë vetëm viktimat ku koronavirusi konstatohet si shkak kryesor i vdekjes, pas ekzaminimit mjekësor.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Aktualisht, Rusia ndodhet prej disa ditësh në një izolim total, ku gjithçka është mbyllur për të ndërprerë zinxhirin e infektimeve. Vetëm dyqanet me shërbime esenciale, të tilla si ushqimoret dhe farmacitë, lejohen të punojnë.