Gjermania bën të detyrueshëm testimin për koronavirus për këdo që kthehet nga vendet e rrezikut.

Vendimi do të hyjë fuqi në datën 8 gusht.

Nga kjo datë, gjithë ata persona që kthehen nga vendet me rrezikshmëri të lartë infektimi me Covid-19 , do të mund të testohen falas në aeroport.

Ministri i Shëndetësisë Spahn e argumentoi vendimin duke sqaruar se çdo infeksion i pazbuluar bën ndryshimin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai shtoi se çdokush që kthehet nga zonat e rrezikut duhet të ketë një test negativ të dy ditëve të fundit ose të testohet

Qendrat e testimit janë vendosur në aeroporte, stacione treni dhe pikat e tjera të mbërritjes së udhëtarëve.

“Si shoqëri, ne nuk duhet të lejojmë çështjen e testimit të bëhet një çështje serioze për shoqërinë”, tha mes të tjerash Ministri gjerman i Shëndetësisë.

Gjermania ka renditur tek zonat e rrezikut edhe Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vendimi/ Kush futet në Gjermani duhet të bëjë testin për Covid-19 shkruan Vizion Plus.