“Vladimir Putin vendosi të sulmojë pa mëshirë Ukrainën pasi pa tërheqjen tonë nga Afganistani. Putin është një njeri inteligjent, ndërsa liderët tanë janë budallenj”.

Kështu deklaroi ish-presidenti i SHBA, Donald Trump gjatë një fjalimi në konferencën e konservatorëve ku gjithashtu e cilësoi si sulm kundër njerëzimit vendimin për të hyrë ushtarakisht në Ukrainë.

“Për mua do të ishte shumë e lehtë për t’i dhënë fund kësaj farse që po ndodh”, shtoi Trump duke folur dhe për afrimitetin e tij me Putin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";