Viktimat dhe të infektuarit në Itali po ulen ndjeshëm. Gjatë 24 orëve të fundit, vendi fqinj ka raportuar 7 viktima dhe 192 të prekur me COVID-19.

Autoritetet italiane konfirmojnë se 945 pacientë të prekur po kurohen në spital, prej të cilëve 74 ndodhen në terapi intensive.

Numri i përgjithshëm i personave që janë shëruar deri tani në Itali është mbi 192 mijë.

Ndërkohë, në total kanë humbur jetën 34,861 persona dhe u shënuan 241,611 të prekur.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vetëm 7 viktima sot në Itali nga koronavirusi, 74 pacientë në gjendje të rëndë shkruan Vizion Plus.