Një ngjarje tronditëse ndodhi të shtunën në Colorado të SHBA. Një 55-vjeçar vrau gruan dhe dy fëmijët e tyre, e më pas veten. Ngjarja tragjike ndodhi në shtëpinë e familjes në El Paso.

55-vjeçari Christof Kreb, sipas hetuesve amerikanë, besohet se vrau gruan e tij me të cilën kishte 26 vjet martesë, Yvette Siegert-Kreb, 50-vjeçe dhe 2 fëmijët e tyre Felicity Kreb, 13 vjeçe dhe Barrett Kreb, 9 vjeç. Ky i fundit, sipas mediave amerikane ishte me origjinë shqiptare dhe raportohet se ishte adoptuar nga familja Kreb.

Policia mori një telefonatë rreth orës 10:00 të paradites, për një person të lënduar. Kur autoritetet shkuan në shtëpinë që ndodhej në dalje të Monument, në 1350 Pleier Drive, i gjetën të 4 anëtarët e familjes të vdekur. Fillimisht shkaku dhe mënyra si kishin vdekur nuk u bë publik.

55-vjeçari Christof Kreb punonte në një dyqan armësh në Colorado Springs, ndërsa të dy burrë e grua ishin veteranë të Ushtrisë Amerikane. Yvette Kreb kishte qenë infermiere pediatrie e kujdesit intensiv dhe një aktiviste për të drejtat e fëmijëve e njohur për aktivitetin e saj kryesisht gjatë pandemisë. Çifti mësohet se kishin 8 fëmijë, 5 prej të cilëve të adoptuar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Teksa 9-vjeçari Barrett ishte adoptuar në Shqipëri, motra e tij e cila po ashtu mbeti e vrarë, ishte adoptuar në Kinë.

Shkaqet e ngjarjes së rëndë mbeten të paqarta. Fqinjët e tyre për mediat u shprehën të tronditur dhe thanë se e kishin të vështirë ta besonin çfarë kishte ndodhur.