Një aksident i rëndë me 7 të plagosur është shënuar në zonën e Torinos në Itali.

Një makinë, e cila ka qenë duke udhëtuar me 115 km/h ka humbur kontrollin dhe ka hyrë brenda një lokali, në të cilin ka pasur edhe klientë.

Nga pamjet që janë regjistruar nga kamerat e lokalit, shihet se në momentin që një klient del nga lokali, makina e “fluturon” në ajër dhe e përplas në tokë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për fat të mirë, nga aksidenti i rëndë me 7 të plagosur nuk pa ti asnjë humbje jete. Vajza e pronarit të lokalit tha për BBC se ishte një mrekulli që nuk pati viktima, numri i të cilëve sipas saj mund të shkonte në 10.

Mund të ishte një masakër e vërtetë , të paktën 10 njerëz mund të kishin vdekur”, tha ajo.

Nga ana tjetër, dëmet materiale që u shkaktuan në lokal janë të konsiderueshme. Sipas mediave vendase, aksidenti ka ardhur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, ku për pasojë njëri prej tyre ka përfunduar brenda lokalit./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";