Ky është momenti kur forcat speciale turke vënë në pranga autoren e dyshuar të sulmit terrorist në Taksim të Stambollit. Sulmi i djeshëm me çantë-bombë la të vdekur 8 persona ndërsa 81 të tjerë u plagosën.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Autoritetet turke njoftuan se gjatë kontrollit në banesën e saj u gjetën armë dhe municione artizanale. Sipas tyre autorja e dyshuar është me origjinë siriane dhe gjatë marrjes në pyetje pranoi se ishte trajnuar nga rebelët kurdë, ndërsa numri total i të arrestuarve ka arritur në 46 persona.

 

Ministri i Brendshëm turk, Sulejman Sojlu reagoi ashpër pas sulmit. Ai tha se Turqia nuk i pranon ngushëllimet e Shteteve të Bashkuara dhe nëse terroristët nuk do arrestoheshin ato do ishin arratisur në Greqi.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

SULEYMAN SOYLU

 

MINISTRI I BRENDSHËM TURK

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ne nuk i pranojmë ngushëllimet e Ambasadës Amerikane. I refuzojmë ato. Ne e dimë se çfarë ka ndodhur. Në dëgjimin teknik pas incidentit, udhëzimi i organizatës terroriste ishte shumë i qartë në drejtim të vrasjes së terroristit. Urdhri për sulmin terrorist vdekjeprurës erdhi nga veriu i Sirisë, ku PKK ka selinë e saj. Ne do të hakmerremi kundër atyre që janë përgjegjës për këtë sulm të tmerrshëm terrorist.

 

Në mediat turke janë publikuar pamjet e momentit të të dyshuarës, e cila qëndronte në rrugën Taksim për rreth 40 minuta, më pas ajo largohet me shpejtësi dhe pak minuta më pas ndodh shpërthimi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";