Pasagjerët gjatë fluturimit me destinacion Sao Paulo të Brazilit, përjetuan momente tmerri, kur “bishti” i Boeing 777 preku tokën.

Ngjarja ka ndodhur në aeroportin Malpensa të martën. Avioni gjatë ngritjes bëri një “goditje bishti”, siç quhet ndryshe, një kënd të tepruar në ngritje, si rezultat i të cilit bishti i Boeing 777 u fërkua në pistë.

Avioni u ngrit pa ndërprerë manovrën, e cila, sipas ekspertëve të intervistuar nga Corriere della Sera, parandaloi një aksident të rëndë.

Më pas u ul për të kontrolluar dëmet. E gjithë ngjarja u dëshmua nga pasagjerët, të cilët u alarmuan./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";