Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj ka siguruar video ekskluzive të momentit kur 68-vjeçari grek vrau shqiptarin.

Ngjarja e rëndë ndodhi në ambientet e një parkingu, ku shqiptari punonte prej disa vitesh. Autori  qëlloi drejt shqiptarit me armë zjarri, duke i marrë jetën me dy plumba në kokë.

 

Dëshmitarët okularë të vrasjes brutale deklaruan se sulmuesi, i cili mësohet se vuante nga probleme psikologjike dhe shpesh kthehej në problem për komunitetin, i kërkoi viktimës një vend parkimi, gjë e cila solli dhe ngjarjen e rëndë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shqiptari rezulton të jetë baba i tre fëmijëve, ndërsa banorët e zonës e përshkruajnë si një njeri mjaft të edukuar dhe gjithmon i gatshëm për t’i ndihmuar.