Shtatë persona janë zhdukur pasi një cisternë me flamur të Koresë së Jugut me një ekuipazh prej 11 personash u mbyt në brigjet e Japonisë, sipas transmetuesit publik japonez NHK.

Katër marinarë u shpëtuan, njoftoi televizioni publik japonez.

Ekuipazhi informoi rojet bregdetare japoneze se anija po fundosej dhe ata kërkuan ndihmë pranë ishullit Mutsure, në brigjet jugperëndimore të Japonisë.

Pamjet e transmetuara nga rrjeti tregojnë trupin e kuq të cisternës, një varkë shpëtimi dhe një anije të rojes bregdetare japoneze, si dhe një helikopter që fluturon mbi zonë. Deri më tani, mbetet e paqartë se çfarë lloj produktesh kimike mbante anija, as nëse ka rrjedhje ngarkesash apo karburantesh. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";