Cleo Smith , një vajzë katër vjeçare e cila u zhduk nga një kamping në Australi mëshumë se dy javë më parë, u gjet “shëndoshë e mirë”. Këtë e ka bërë të ditur policia e Australisë Perëndimore e cila saktësoi se e kishin gjetur vajzën e vogël në një shtëpi në Carnarvon në të cilën oficerët hynë dhe arrestuan një burrë.

 “Ajo është gjallë dhe mirë”, theksoi një officer policie. 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vajza e vogël u mbyll brenda një shtëpie në Carnarvon, në Australinë Perëndimore, afër vendit ku u pa për herë të fundit 18 ditë më parë.

 “Një nga oficerët e përqafoi dhe e pyeti ‘si e ke emrin?”, tha zëvendëskomisioneri Kol Blanch. Vajza më pas u përgjigj: “Unë quhem Cleo”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Oficerët hynë në ndërtesë gjatë natës dhe arrestuan një 36-vjeçar, i cili sipas policisë nuk ka asnjë lidhje me familjen e fëmijës.

Cleo iu bashkua prindërve të saj menjëherë pasi u gjet nga policia.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 “Familja jonë është përsëri e kompletuar”, tha nëna e saj Ellie në një mesazh që shoqëronte një foto të vajzës së saj të postuar në Instagram. 

Për dy javë, kërkimet për të gjetur Cleo u përhapën në të gjithë vendin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Policia nuk ka dhënë ende detaje mbi rrethanat e sakta të zhdukjes së Cleos apo se si u gjet ajo.

“Ne kishim ndjekur shumë të dhëna dhe erdhëm në një shtëpi private,” tha komisioneri Chris DaWson për radion ABC.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Policia muajin e kaluar ofroi një shpërblim prej 1 milion dollarësh (750,000 dollarë amerikanë) për çdo informacion që mund të ndihmonte në gjetjen e vajzës./TGCOM