Një anëtar i Gardës Revolucionare të Iranit goditi me shuplakë një guvernator, kur ky i fundit po mbante një fjalim në skenë.

Abedin Khorram po fliste gjatë ceremonisë së inaugurimit të tij, kur një anëtar i forcave të armatosura e goditi me forcë në fytyrë. Sipas mediave lokale, ish-gjenerali ishte i tërbuar për faktin se gruaja e tij ishte vaksinuar ndaj Covid-19 nga një mjek mashkull.

Menjëherë punonjësit e sigurisë ndërhynë, ndërkohë që guvernatori u kthye sërish në skenë pas disa minutash, për të vijuar fjalimin e tij.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";